Fiks Fare denoncoi një “betejë” midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për kryetarin e fshatit Toç në Memaliaj. Zgjedhjet vendore të vitit 2023 sollën rokadë në këtë bashki, ku aktualisht ka fituar kandidati i PD-së. Ndërkohë, disa muaj pas konstituimit Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie, u hapën zgjedhjet për kryetarë fshati. Një “betejë” e fortë ishte në Njësinë Qesarat, ku megjithëse u bën zgjedhjet dhe “fitoi” kandidati i PS-së, kryetari i Bashkisë Memaliaj emëroi pa zgjedhje një person tjetër.