“Beteja më e bukur” kështu e cilësoi Berisha protestën e djeshme. Por në terren, tensionet mbetën të njëjta, ashtu si edhe përdorimi i molotovëve. Ajo që ra në sy ishte ndryshimi i flamujve, flamujt amerikanë u zëvendësuan nga ata gjermanë. Ndërkohë, ambasada gjermane reagoi duke dënuar përdorimin e mjeteve piroteknike, ndërsa SHBA u bëri thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes. Në fund, Berisha e cilësoi protestën si një “betejë të fituar”. Por pyetja mbetet: çfarë u fitua realisht?