Besnik Cani shkarkohet nga detyra/ KPA: Cënoi besimin e publikut te drejtësia
27/02/2020 12:59
Është dhënë vendimi përfundimtar për çështjen e Besnik Canit, anëtar i KLP. KPA ka vendosur për shkarkimin e tij.
KPA argumentoi se Cani kishte probleme me deklarimin e saktë të pasurisë dhe ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.