Emisioni “Exclusive: Një histori pa mite. Kush i trembet asaj?” transmetuar për here të parë më 4 Maj 2008 me autore Monika Stafën sjell në një intervistë ekskluzive albanologun më të besueshëm për periudhën historike të Shqipërisë të pas Luftës së Dytë Botërore, Bernd Fischer. Albanologu I shquar mendon se historia e Shqipërisë duhet të rishkruhet duke respektuar kritere shkencore dhe larg ndikimeve të politikës dhe politikanëve. "Nostalgji", rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel.