Aleanca Kuq e Zi mbajti, në qytetin e Beratit, një tubim, ku morën pjesë qindra mbështetës të saj. Kreshnik Spahiu i kërkoi beratasve të mobilizohen për “pranverën shqiptare” dhe për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.