Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën mes 75 vendeve për të cilat janë pezulluar vizat e emigracionit. Ambasada Amerikane në Tiranë sqaroi edhe se çfarë sjell ky vendim nga 21 janarin për Shqipërinë. Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit. Ambasada thekson se qytetarët e vendeve të prekura mund të vazhdojnë dorëzimin e për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët. Shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim. Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese. Në një reagim për Top Channel, një zëdhënës i DASH thotë se ky vendim do të jetë në fuqi derisa SHBA të bindet se emigrantët nuk do të nxjerrin pasuri nga populli i tyre.