Kryeministri Berisha vizitoi plantacionin e shegëve, më të madhin në vend, të ndërtuar së fundmi me financim të Qeverise. Sipas Kryeministrit Berisha gjatë 4 viteve të ardhshme, është programuar trefishimi i granteve, deri në 150 milionë dollarë, rimbursimi me para në dore i fermerëve për TVSH-në, si dhe rimbursimi për naftën, plehun kimik apo farërat.