Kryefjala e ngjarjeve të ditës së sotme ishte arrestimi nga SPAK i kryetarit të PL-së Ilir Meta. Fiksi solli dy montazhe në lidhje se çfarë ka thënë Meta për SPAK-un. Ndërkohë që pas arrestimit të tij ka reaguar Sali Berisha i cili ndodhet me masën arrest shtëpie, duke thënë se është një arrestim politik pa fakte. Në montazhin e dytë Fiksi solli me zë e figurë akuzat e Berishës kundrejt Metës, disa prej të cilave akuzohet dhe sot.