Kryeministri Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit "të shohin me lupë", siç tha ai, çdo mundësi që lehtëson biznesin nga barra burokratike administrative. Sipas Kryeministrit Berisha sa më i lirë të jetë biznesi, aq më shumë mundësi do të ketë ai për të rritur prodhimin.