Kryeministri Berisha organizoi një pritje për gazetarët, me rastin e festave të fundvitit, ku i falënderoi ata për kontributin e dhënë. Por, kryetari i qeverisë nuk harroi të thumbojë sërish opozitën, duke nënkuptuar se ajo për të është inekzistente dhe se vetëm media është opozita e tij reale.