Ishte ora 21:50 e mbrëmjes së të shtunës kur mbi 30 të shtëna pistolete dhe kallashnikovi tronditën qytetin e Vlorës, duke lënë të vdekur 41-vjeçarin Laert Keka (i njohur gjatë si Laertiad Kekaj). Gjashtë prej plumbave e shpuan Kekën në trup, këmbë dhe kokë. Goditja përfundimtare, viktimës iu dha nga njëri prej ekzekutorëve, I cili doli nga makina dhe e qëlloi atë në kokë. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj