Berat/ 44 vjeçari ekzekuton me kallash qiramarrësin pas konfliktit për stallën e derrave
17/12/2020 12:51

Berat – Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Mësohet se 41-vjeçari, Ajet Guneli është ekzekutuar për vdekje me një kallashnikov nga Vangjel Polovina, 44 vjeç, banues në Kuçovë. Policia ka mundur të arrestojë autorin e krimit të ndodhur në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Sipas policisë Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash viktimës 41-vjeçarit, Ajet Guneli dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se ai e shante dhe ofendonte. Kjo ka sjellë edhe ekzekutimin me kallashnikov të 41-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Vrau me armë zjarri për motive të dobëta qiramarrësin e objektit, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: V. P., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23