Kryetari I zgjedhur I Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do t’I duhet t’I kalojë dy vitet e ardhshme ne qeli. Kjo pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të martën, Beleri u shpall i fajshëm për blerje votash. Sipas GJKKO, Beleri do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Vuajtja e dënimit ndaj tij fillon nga dita e arrestimit, më datë 12.05.2023. Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i Belerit, Pandeli Kokaveshi, u dënua me tri vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj