Ne e themi shpesh se jemi një komb, e themi me krenari, e kemi kënduar, madje e kemi përdorur edhe si kartë e identitetit tonë. Nëse do të kuptosh marrëdhënien Shqipëri–Kosovë, mjafton të shohësh filmat tanë. Në kinemanë kosovare, lufta është plagë. Identiteti është betejë. Por ka edhe një Kosovë tjetër: e reja, energjike, e pakontrollueshme që sot po “shkon në Shqipëri” më shumë se kurrë në muzikë, në kulturë, në modë. Historia na ndau në dy shtete, por jemi një komb. Sa e kemi kompleksin kulturor?