Basti i fortë i Currit: Berisha shkon në SHBA dhe i hiqet “non grata”, por a do dal keq SHBA?
28/04/2025 21:47

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarëshe ne muaj, per dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në 24 muaj do të kushtojë në total 6 milionë dollar. Kontrata që tashmë është publikuar në media, jep edhe serinë e detajeve se çfarë ka negociuar numri 2 i PD, Flamur Noka dhe kompania Continental Strategy dhe ish këshilltarit të presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të ‘Continental Strategy’. Një prej drejtuesve në kompani është edhe Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita. Selia blu tha zyrtarisht dje se nuk do ta paguajë vetë partia, por nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një organizatë e krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan. “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka marrë përsipër të mbulojë 100% të kostos financiare të kësaj nisme. Në kontratë thuhet se garantor i shumës në rast se pala që ka firmosur nuk paguan do të jetë Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në Neë York. Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025. Sipas kushteve të kontratës së publikuar ajo ka si qëllim krijimin e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita. Pas publikimit në media të kësaj kontrate, Prokuroria e Posaçm, SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike. Kush do t’i paguajë parëtë për Partinë Demokratike? A do t’ia dal PD të heq non gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do të ndikojë ky lobim në zgjedhjet e 11 majit?

Deputetja e PS flet për agjerimin! Ilva Gjuzi: Mbledhja e PS u ndërpre, 7 deputetë hëngrën Iftarin!
13/04 23:00
Betimin para zotit! 72 orët e Toni Gogut para se të pranonte ftesën e Ramës për të hyrë në politikë
13/04 23:00
Luçiano Boçi flet si Ortodoks! Besimi na bën më të mirë por PS e ka përdorur fenë për vota
13/04 23:00
Orët kritike nga Kisha drejtë Parlamentit! Gogu e Boçi flasin për besimin. Gjuzi rrëfen sakricat në Ramazan
13/04 22:55
Ministri Gogu: Feja na mëson të vetëpërmbahemi në politikë. Boçi: Besimi nuk paracakton
13/04 22:50
“Pushteti e keqpërdor besimin”, Boçi: Festat deformohen për mbështetje politike
13/04 22:45
“72 orë të vështira”, ministri Toni Gogu rrëfen kufirin mes fesë e politikës: Pushteti është dhuratë
13/04 22:40
“Kam 10 vjet që agjeroj! Deputetja Ilva Gjuzi: Mos harrojmë që do përgjigjemi para zotit
13/04 22:35
Rama ka zëvendësuar zotin! Debati për ndikimin e fesë nga politika! Cako përplaset me Currin
13/04 22:30
Sfidoj Edi Ramën në Politikë! Cako në garë për President, zbulon pasuesin e Berishës
13/04 22:25
“Hollywood, askush nuk u ul në hënë”, Cako: Artemis 2 ra në oqean, fondet për luftë!
13/04 22:20
Grida Duma ngacmon Cakon: Kush është pasuesi i Berishës?! Alfredi: Do jetë verior mysliman!
13/04 22:15
“Do kandidoj për president”, Fred Cako: Ramën e mposht ballë për ballë! Di pasuesin e tij në PS
13/04 22:10
“Rama do myslimanët”, Hoxha tregon bisedën private! Kapri: Mos kalo në teza të rrezikshme!
13/04 22:05
“S’kam kërkuar vota te myslimanët”, Baçi: Rama ka luajtur më mirë se Berisha me elementët fetarë
13/04 22:00
Curri i kthehet Kaprit: E ke gabim, duhen klerikë në lista! Deputeti: E rrezikshme!
13/04 21:55
Feja ka ndikuar dhe te lista e Partisë Mundësia, Kapri: Nuk vendosim klerikë në lista
13/04 21:50
Jezusi ishte laik, provokimi i fortë i Cakos! Curri debat për librin e Ramës me portretin e zotit
13/04 21:45
“Jezusi ishte laiku i parë”, thirrja e Cakos për deputetët: Mos vendosni simbole fetare, laiciteti i shenjtë
13/04 21:40
“Politika e sulmon fenë”, Kapri tregon situatën. Curri: Vendosin në listat e deputetëve fetë
13/04 21:35