Bashkia Tiranës zhvendos nga konvikti 15 në një banesë me qira familjen Gjergjo
11/12/2019 16:16

Familja Gjergo u zhvendos nga konvikti 15 në “Qytet Studenti” në një banesë me qira të paguar nga Bashkia e Tiranës. Familja Gjergo është nga familjet që prej disa vitesh jetonin në ambientet e konviktit 15 në “Qytet Studenti”. Por, amortizimi dhe tërmeti i 26 nëntorit bëri që kjo godinë të shpallej e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, ndërsa Bashkia e Tiranës vendosi t’i trajtojë si të gjithë familjet e tjera të prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Sot 4 pjesëtarët e kësaj familje, falë mbështetjes me bonus qiraje, janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës “1 maji”, në zonën e “Ali Demit” në Njësinë 2. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos,ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. “Sot jemi më mirë se ç’ishim në konvikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë”, tha kryetari Veliaj. Më tej, ai shtoi se të gjitha familjet që janë zhvendosur nga godina 15, por edhe dy godinat e tjera që gjithashtu janë konsideruar të pabanueshme, do të strehohen në shtëpi me qira. “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit. Pra,dëgjoj histori që njerëzit i sajojnë më shumë për të mbajtur veten me gajret sesa të bazuar në një fakte, kurse ajo që është fakt dhe u bë realitet është: u aprovuan qiratë, ja ku jemi me qiratë! Nesër do aprovojmë apartamentet, do jemi në një apartament që o do blihet o do rindërtohet”, shtoi Veliaj. Ndërkaq, Pëllumb Gjergo falenderoi Bashkinë e Tiranës për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e dhënë, ndërsa theksoi se jetesa në konvikt ishte bërë e vështirë për shkak të kushteve të këqija. “Aty ka qenë një ligjshmëri në gjithë këtë paligjshmërinë e madhe; paguanim atë qiranë shtetit, por ishim të paligjshëm, sepse ishim pjesë e një ndërtese që nuk ishte funksionale, kishte humbur destinacionin e vet që nga ’90. Secili në atë memorien e tij e kishte fiksuar që kjo është e imja dhe që dikur do privatizohet. Faleminderit ju, sepse kjo traumë që kemi pësuar ne,pa një menaxhim të shpejtë, që ne e kemi prekur, unë të paktën e kam prekur, që jam shumë me pretendime, por e shoh që menaxhimi ka qenë në mos perfekt, ai i duhuri”, u shpreh Gjergo. Veliaj informoi familjen Gjergo se tashmë për të gjitha familjet që do të zhvendosen nga godinat e Qytet Studentit apo ato që i janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Kinostudios do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re në zonën e Shkozës. “Ne kemi konceptuar sesi këtu te “Autotraktorët” të bëjmë një lagje të re. E gjithë zona e atyre që dalin pa banesa në Kinostudio, në Qytetin Studenti, është edhe pika më e afërt. Ai është një vend ideal që kryeministri e ka me shumë merak që të gjejmë edhe një arkitekt ndërkombëtar dhe që njerëzit të mos thonë po shkojmë në një geto, por një gjë që është bërë me shije, me planimetri, me infrastrukturë. Atje kalon Unaza e madhe, pra aty është edhe rrethrrotullimi i Unazës. Nuk është e largët dita kur njerëzit do luten të shkojnë te këto lagjet e reja. Për të gjitha këto arsye, them që bëmë një vendim të mirë, dua të të falenderoj shumë për bashkëpunimin”, u shpreh Veliaj.

Top News- Policia qëlloi aksidentalisht dy viktima/ Sulmi në sinagogë, autori nuk kishte armë zjarri
03/10 16:54
Top News- Dëbora bllokon çiftin në stan / Dimri i papritur, temperaturat nën zero në zonat malore
03/10 16:52
Top News – ‘Listë e zezë’ me ndërtues. Masat e qeverisë, listë e zezë për shkelësit e lejeve
03/10 16:35
Top News – Polici tregti droge në paraburgim/ E blinte jashtë, e shiste në qeli, arrestohet
03/10 16:32
Top News – 3 mln euro për 6 bashki. Kosto e procesit të pjesshëm zgjedhor të nëntorit
03/10 16:31
Top Channel/ “Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës
03/10 15:40
Top Channel/ Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit
03/10 15:40
Top Channel/ Rrëmbim e krime, jepet vendimi për të akuzuarit për eliminimin e Renis Dobros
03/10 15:34
Top News – Ekzekutimi i 23 vjeçarit në Dibër. Gjykata e Posaçme lë në burg dy vëllezërit e akuzuar
03/10 15:27
Top Channel/ Berisha: Begaj skllav i krimit! Opozita s’do bojkotojë zgjedhjet e 9 nëntorit
03/10 15:26
Top Channel/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, arrestime në Shqipëri dhe Kolumbi
03/10 15:22
Top Channel/ “Pse më sheh”! Zbulohet arsyeja e sherrit me thika mes adoleshentëve në Kamëz
03/10 15:20
Top Channel/ I mori jetën për një sharje, detajet tronditëse nga krimi në Babrru
03/10 15:18
Top Channel/ Një tjetër kryebashkiak në SPAK, para prokurorëve Kristian Shkreli i Vaut të Dejës
03/10 15:16
Top Channel/ Një javë fushatë, zgjedhjet për Tiranën dhe 5 bashki do të kushtojnë 300 milionë lekë
03/10 15:07
Top News – Fondet e ngrira të BE për Shqipërinë. PD kërkon mocion me debat dhe rezolutë për IPARD
03/10 14:58
Top News – Djali iu vra në atentat në Durrës. Dëshmia në GJKKO: Rrumi më tha që e bëri Dervishaj
03/10 14:52
Top Channel/ Kosovë, ambasadori suedez mbështet Kushtetuesen: Partitë të respektojnë aktgjykimin!
03/10 14:50
Top News – ‘Maneci’ u vra në vitin 2022. Dëshmon në GJKKO partnerja e mikut të Rrumit
03/10 14:27
Top Channel/ Reshjet e dendura të dëborës në Tropojë, bllokohen dy të moshuar në stan
03/10 14:19