Parku “Rinia” po shndërrohet në një nga xhevahirët më të bukur të qytetit në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Ky park po transformohet tërësisht në një mjedis më të gjelbër, më argëtues e më funksional për qytetarët, teksa punëtorët po mbyllin edhe detajet e fundit.