Bashkia e Prrenjasit është në prag të mbylljes së dyerve të institucionit, e jo vetëm. Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2019 ka paralizuar të gjitha shërbimet në këtë bashki, e sipas saj, problemi më i madh është mirëfunksionimi i kopshteve dhe çerdheve.