Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me rastin e festës së Fiter Bajramit. Basha uron të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, duke e cilësuar si festë të shpresës dhe besimit. “Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”