Pas mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi tre kushtet e opozitës për mazhorancën. Nesër, tha Basha, është shansi që Rama të reflektojë për zbatimin e Kushtetutës për komisionet hetimore, për dekriminalizimin dhe zbatimin e Kushtetutës për mandatet e deputetëve Leskaj dhe Suli.