Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Laç. Deklarata e PD-së Kryetari Basha ndodhet ne Laç, ku ka me qindra banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Pranë gjimnazit të qytetit janë ngritur disa çadra, por janë të pamjaftueshme. Banorët i kanë treguar zotit Basha se nuk kanë vëmendjen e autoriteteve për të vlerësuar sigurinë e banesave. Nuk ka shkuar asnjë specialist për t’i parë ato, megjithëse ka shumë ankesa në Bashki. Zoti Basha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.