Pesë ditë nga protesta e 16 shkurtit, Policia e Shtetit dhe Partia Demokratike replikuan në distancë për atë që mund të ndodhë të shtunën. Policia ndau shqetësimin për përfshirjen e individëve me precedentë penalë, të cilët synojnë sipas saj destabilitetin e vendit, skenar që u hodh poshtë nga selia blu.