Me afrimin e datës kur Kuvendi duhet të ngrejë komisionet e veta për përzgjedhjen dhe votimin e kandidatëve për vetting-un, Lulzim Basha po e përfshin këtë gjithnjë e më shumë si një çështje të protestës së opozitës. Sepse, kreu i demokratëve thotë se një drejtësi e vërtetë mund të bëhet vetëm me zgejdhje të lira e të ndershme.