Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë e gjeti Lulzim Bashën në Gjermani. Të martën ishte në seancë dëgjimore me anëtarë të Komisionit për Çeshtjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme dhe siç njofton Partia Demokratike, qëllimi i kryetarit Basha ishte bindja e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e ketij rekomandimi, duke i hapur dritën jeshile negociatave të anëtarësimit.