Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit, ku ka bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit. E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes.