Kryetari i PD-së ditën e sotme ka zhvilluar disa takime me banorë të Tiranës. Ai dëgjoi nga afër problematikat e qytetarëve të cilat janë shtuar për shkak të pandemisë. Rënia e konsumit, largimi i njerëzve, pamundësia ekonomike dhe problemet e ish-pronarëve ishin shqetësimet që u drejtuan nga qytetarët.