Në Fier simpatizantët e Partisë Demokratike harruan masat anticovid dhe e pritën Lulzim Bashën me një miting në hyrje të qytetit. Kur vuri re përmasat e mbipopullimit kryedemokrati kërkoi ndihmën e kandidatëve për deputet për të shmangur turmën. Në takimin elektoral të Fierit, kryedemokrati Basha u zotua se do jetë jo vetëm kryeministri i demokratëve por edhe i socialistëve. Pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues të biznesit të cilëve Basha u shpalosi planin ekonomik të Partisë Demokratike.