Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin me demokratët e Beratit. Lideri i opozitës theksoi se, “Edi Rama pas 3 vitesh nuk mbajti asnjë premtim, nuk bëri asgjë për bujqësinë dhe tani ju kërkon të merrni kredi, ndërkohë që ju kishte premtuar subvencione”.