16 persona përfunduan në pranga dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim të shtunën. Grupi përbëhet nga farmacistë dhe furnizues. Ata akuzohen se tregtonin barna kontrabandë nga Italia, Greqia dhe Kosova, por në disa raste edhe nga Turqia. Pasi I kalonin në doganë, ata I mbanin në magazina dhe banesa. Më pas, I shisnin nëpër farmaci të ndryshme, në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Berat me çmime të larta. Gjatë operacionit të koduar "Rrugëtimi", policia gjeti në disa banesa dhe farmaci në 5 qytete, medikamente të ndryshme me vlerë rreth 50 mijë euro pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj