Baret e restorantet përgatisin rihapjen në kryeqytetin e Turqisë, pas disa mujash mbylljeje prej kufizimeve të koronavirusit. Qeveria ka mbyllur të gjitha ambjentet e brendshme të restoranteve prej nëntorit dhe ka vendosur kufizime të ashpra për fundjavat. Tashmë shumica e restoranteve në Turqi do të nisin punën me kapacitet të kufizuar në oraret 7:00 deri në 19:00 pm.