Banorët e disa lagjeve ku po kryhen punime në Rrogozhinë ngrëne shqetësime për cilësinë e asfaltit, kanalizimet e ujerave te bardha, te cilat janë përzier me te zezat e deri ne dëmshpërblimet qe presin te marrin. Shpesh here firma është ndeshur ne kundërshtimet e banoreve, sipas të cilëve shiu u nxori ne pah problemin e shembjes se mureve anësore. Barrierat prej betoni u shemben, ndërsa asfalti pësoi rënie ne disa segmente. Kanalizimet nuk funksionuan. Bashkia nuk ka marre parasysh ankesat e banoreve për rrugën, punimet e së cilës kane filluar një vit me pare dhe ende nuk kane përfunduar.