Stuhia e dëborë që ‘pushtoi’ të gjithë vendin tonë ditët e fundit, ka lënë pas shumë problematika. Një situatë emergjence është krijuar edhe në fshatin Blush të bashkisë Ersekë, ku disa qytetarë i janë drejtuar numrit të Top Channel “Ti Raporton”, për të kërkuar ndihmë, pasi janë bllokuar në këtë zonë për shkak të dëborës së madhe, për katër ditë radhazi.