Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ish-kryestrategu Steve Bannon e ka më të lehtë të përcjellë publikisht atë që mendon dhe këtë nuk ngurroi ta bënte në emisionin “60 Minuta” të rrjetit CBS, ku e cilësoi shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së James Comey si njërin prej gabimeve më të mëdha në “historinë politike moderne”.