Viti 2024 ka nisur pozitiv për kriptomonedhat të cilat kanë njohur një rritje të konsiderueshme. Në ditët e para të janarit, Bitcoini që është edhe kriptomonedha më e rëndësishme dhe më e përhapur u shkëmbye me 44 mijë dollarë me tendencë në rritje nga dita në ditë. Një shifër e rëndësishme kjo që nuk po shihej që prej prillit 2022. Në harkun e 18 muajve, vlera e Bitcoin është rritur me rreth 145% dhe bashkë me të, po rimëkëmbet i gjithë tregu i kriptomonedhave. Gazetar: Orest Floku