Eksperti për tregjet financiare, Artur Ribaj, analizoi në Top Talk Economy refuzimin e dhënies së kredive që po bëjnë bankat, ndaj një pjese të konsiderueshme të shqiptarëve. Një problematikë në vendin tonë vijon të mbetet edhe shtrenjtimi i apartamenteve, teksa Ribaj u shpreh nëse kjo situatë do të ndryshojë. Diskutimit iu bashkua edhe eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, i cili u ndal tek vështirësitë e blerjes së një apartamenti. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni