Bankat po tregohen konservatore duke mos financuar ndërmarrjet bujqësore. Shqetësimi është ngritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor, Frida Krifca, sipas të cilës fermerët dhe agropërpunuesit po hasin vështirësi të mëdha në marrjen e huave. Ajo ka kërkuar më shumë mbështetje nga sistemi bankar.