Në Fier është baza e grupeve më të fuqishme që lidhin fijet e krimit të organizuar. Qetësia dhe balanca mes të fortëve që karakterizon qytetin, është pjesë e një filozofie të sofistikuar mafioze. Vrasja e kreut të një prej familjeve më të fuqishme në vitin 2021 trazoi ujrat mes grupeve që sundojnë botën e nëndheshme të krimit. Si u shndërrua Fieri në laboratorin e çdo aktiviteti të krimit të organizuar dhe kush janë padrinot me influencë ndërnacionale që kamuflohen si biznesmenë të mëdhenj.