Kallëzimet penale dhe akuzat politike për krime zgjedhore shoqëruan fushatën elektorale, zhvillimin e votimeve dhe periudhën pas mbylljes së tyre. Vetë SPAK i ka thënë Top Channel se nga subjektet politike janë referuar vetëm 21 raste dhe në dy të tjera janë qytetarët ata që kanë kërkuar hetime. Por në një krahasim me zgjedhjet e kaluar, denocimet kanë një rënie, pasi politika nga të gjitha krahët, kërkoi hetime për krime zgjedhore në 84 raste, përfshirë denoncimet për asfalt elektoral dhe ushqime zgjedhore. Prokuroria e Përgjithshme nga ana tjetër tha sot se janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione, ndërsa në total janë regjistruar 31 kallëzime penale. Disa prej tyre i janë kaluar SPAK.