Në Shqipëri qarkullojnë sasi të mëdha parash të dyshimta që nuk i zbulon dot shteti, por ia arrijnë grupet e grabitjes së kasafortave. Në duart e grupeve kriminale janë vënë qenë që nuhasin paratë kesh përtej mureve dhe detektorë ultra-modernë. Historia e bandës që grabiti miliona euro në 15 vite dhe vetëvrasja misterioze e kreut të grupit. Nga rekrutimi i punonjësve të policisë te sigurimi i informaiconeve për kasafortat me shuma të majme. Seria e grabitjeve spektakolare të “Hijeve të Natës” që i shndërroi në tmerrin e bizneseve.