Punonjësit e rafinerisë së Ballshit i janë rikthyer sërish protestave. Ata janë mbledhur për të disatën herë para dyerve të rafinerisë. Naftëtarët kërkojnë nga organet qeverisëse të reflektojnë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe fillimin e punës së rafinerisë. Mësohet se nga Këshilli Sindikal u vendos që ditën e hënë punonjësit do të hyjnë në greve urie pranë ambienteve të Kombinatit.