Balla ironizon listën e PD-së: Se di çfarë kërkojnë bashkë, njëri sipër e tjetri poshtë
09/03/2021 12:54

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka ironizuar listën e kandidatëve të PD-së në një deklaratë për mediat në Elbasan. Ai ka përmendur një pjesë të emrave të PD-së që janë në listë, duke theksuar se është një përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicion të PD-së. Balla përmendi edhe personalitetet si Najada Como dhe Luljeta Bozo, të cilat janë pjesë e listës së Tiranës, duke thënë se ata janë pjesë e betejave të cilat do të çohen deri në fund. “Unë kam qenë në dilemën për të qenë i 8 apo i 9, por ka qenë një vendim i PS për të vendosur. Besoj se çdo qytetar që ka parë listën e PD në Tiranë është një përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicion të PD-së. Të shohësh në listë pazare të ulëta. Unë nuk e di se çfarë kërkojnë bashkë njëri sipër e tjetri poshtë, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule në PD. Nuk gjej dot një arsye, ndjesë se po flas në emër të një demokrati të Tiranës. Nuk e di se çfarë kërkon Fatmir Mediu apo Dash Shehi në listat e PD. Najda Çomo dhe Luljeta Bozo janë pjesë të betejës, janë beteja që ne i kemi marrë përsipër për t’i çuar deri në fund. Vërtet mund të krahasosh Luljeta Bozon dhe Najada Comon me Sali Berishën apo Vangjel Dulen? Edhe me Lulzim Bashën brenda. Unë jam shumë krenar për listën që kemi krijuar në Elbasan. Këta realisht kanë probleme me matematikën. Kodi zgjedhor e thotë qartë, në Elbasan janë 14 vende në Kuvend dhe kodi thotë që jo më shumë se dy vende shtesë, por të plotpjesëtueshme me 3. 14+2 bëjnë 16 nuk plotpjesëtohet me 3, që do të thotë 15. Ne do të na duhet në pedagogjiken e Elbasanit të shtojmë një klasë për PD për lëndën e matematikës. Se në Kukës ku janë 3 po të shtosh dy bëhen 5, nuk plotpjesëtohen që do të thotë mbeten tre ai çon 6. Kjo është tallje edhe me ata persona që i ka futur emrin, tani sot do t’i marrë në telefon dhe do t’i thotë më falni po nuk ju futa dot”, tha Balla.

Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
DIGITALB DIGITALB