Që prej vitit 1990, në vendin tonë janë rikthyer rreth 96 mijë emigrantë. Një numër shumë i vogël janë rikthyer me dëshirë, pasi pjesa tjetër u riatdhesuan, duke qenë se shtetet ku ata shkuan nuk ia aprovuan azilin. Deri në vitin 2011 u rikthyen rreth 34 mijë emigrantë, ndërsa pas këtij viti shifra pothuajse dyfishohet.