Posteri me gishtin e mesit lartë në rrugët e kryeqytetit, ka sjellë reagime të shumta te qytetarët. Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky poster ka prodhuar një “boom” reagimesh pro dhe kundër strategjisë që ka zgjedhur Belind Këlliçi. Veprim ky që nuk u prit aspak mirë nga Vëllazëria Ungjillore Shqiptare, “Xhamitë e Tiranës”, shumë organizata të ndryshme, nga avokati i popullit, urdhri i psikologut etj . Gazetar: Gerald Qerimi