Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili nuk i kthen mbrapsht dosjen një qytetari. Madje, avokati Feta Paja e kërcënon dhe e kap me forcë duke tentuar që t’a nxjerrë jashtë nga zyra. Në emisionin investigativ u ankua Ervis Terpollarin, një qytetar nga Skrapari. Ervisi thotë se vëllai i tij ndodhet në burg për shkak të një vepre penale dhe ai ka marrë një avokat.