Tatani vazhdon detyrën e tij të re si asistent-menaxher. Megjithatë sado që përpiqet të përfaqësojë më së miri Emiljanon, Emiljano është i pakenaqur nga ai. Nga ana tjetër në shtëpi, Dodo ka gjetur diçka të çuditshme në shampo dhe është e vendosur të ballafaqohet me fajtoren. Ky ballafaqim do të shkaktojë një nga sherret me të forta deri më tani tek Aventurierët.