Udhëtimi me autobusë në Tiranë është kthyer në një tmerr për shumë qytetarë. Edhe pse jetojmë nën rregullat e ashpra anti-covid për shkak të përhapjes së pandemisë, përsëri këto rregulla nuk zbatohen. Autobusët jaë të mbushur plot e përplot dhe jo me një numër të kufizuar njerëzish. Disa prej qytetarëve janë të pajisur me maska, kurse shumë prej tyre jo duke mos u frikësuar aspak nga prekja me COVID.