Në Fier më mirë të mos sëmuresh sepse autoambulancat e qytetit nuk të ofrojnë asgjë, madje më e lehtë është ta humbësh jetën në to. Fiks Fare pas një denoncimi që u bë nga vetë drejtuesit e këtyre mjeteve udhëtoi drejt Fierit për të parë gjendjen e autoambulancave. Por ato mund të quhen gjithçka tjetër, përveçse autoambulanca. Të amortizuara, pa ngrohje brenda dhe mbi të gjitha pa aparaturat kryesore për shpëtimin e jetës siç është defibrilatori apo oksigjeni. Pra duke mos përmbushur asnjë kusht.