Shpesh herë jemi bërë dëshmitarë të autoambulancave që vonohen në raste aksidenti apo të ndonjë emergjence, si pasojë e trafikut në kryeqytet. Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, është një shërbim falas në ndihmë të qytetarëve që kanë nevojë emergjente për një autoambulancë. Sot, Flori ka bërë një simulim duke testuar kohën që i duhet atuoambulancës, nga mbërritja në vendngjarje deri në dërgimin e pacientit në QSUT, duke u përballur me trafikun në Tiranë.