Senati i Australisë ka aprovuar një ligj kundër ndotjes së ambjentit, pas vitesh të tëra beteje politike. Ligji në fjalë, i quajtur Akti për Energjinë e Pastër, do të detyrojë 500 kompani që ndotin ambjentin të paguajnë një taksë për emetimet e karbonit, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.