Qetësia e rreme në qarkun e Lezhës është prishur ditën e diel. Një ngjarje e rëndë me plagosjen e dy personave dhe përfshirjen në një konflikt të armatosur të dy fisveve të njohura në Lezhë si Nikulajt dhe Ndokët ka tronditur qytetin. Merando Nikulaj së bashku me policin Besat Kovaccin, kishin shkuar për tu qethur në berberhanen e Sokol Dacit. Në momentin që i riu i Nikulajave po qethej, janë afruar me dy makina 6 persona. 3 nga të cilët janë identifikuar si anëtarë të fisit Ndoka. Policia ka arritur të identifikojë Kevin, Gerardo dhe Eliseo Ndokën së bashku me shoqërues të tjera. Ata kanë qenë me shkopinj bejsbolli dhe me dy automatikë. Në momentin që palët kanë parë njëra-tjetrën ka nisur shkëmbimi i armëve që ka lënë të plagosur rëndë berberin Sokol Daci. Ky i fundit ka marrë plagë në kraharor, bark dhe këmbë. Gjendja e tij është përmirësuar por mbetet ende në rrezik për jetën. Konflikti ndërmjet të rinjve të Nikulajve dhe Ndokëve ka nisur në marsin e 2025, kur palët janë konfliktuar fizikisht. Sipas burimeve në polici, të rinjtë e Nikulajve kanë përplasur me makinë Gerardon dhe Eliseon dhe i kanë dhunuar fizikisht. Përplasja që ndodhi në mars nuk u shua dhe si rrjedhojë solli dhe konfliktin e tanishëm. Merando Nikualj dhe Kevin Ndoka ishin shpallur në kërkim për ngjarje të tjera kriminale.